SUPERLIGA E MAQEDONISË/ Turpërohet Shkëndija me 4 gola nga vendi i fundit. Titulli kampion kthehet në iluzion për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 18:36

SUPERLIGA E MAQEDONISË/ Turpërohet Shkëndija me 4 gola nga vendi i fundit. Titulli kampion kthehet në iluzion për kuqezinjtë

Dy rivalët e përhershëm të kampionatit në Maqedoninë e Veriut Shkëndija e Tetovës dhe Vardari pësuan të dyja humbje në javën e 22-ë të ligës maqedonase.

shkendija

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka u turpëruan me rezultatin 4-2 nga Boreci i vendit të fundit. Kampionët në fuqi të vendit nuk arrijnë të përfitojnë nga humbja e rivalëve të Vardarit ndaj Renovës 2-0. Ky rezultat e mban Shkëndijën 8 pikë larg Vardarit të vendit të parë duke vështirësuar akoma më tepër mbrojtjen e titullit kampion.

89373568_2795753237186339_4601736632196923392_o

Ndërkohë, që rezultatet e takimeve të tjera të javës së 22-ë të kampionatit maqedonas janë si më poshtë:

FT| SILEKS-MAKEDONIJA GP 1-0

FT| STRUGRA TRIM&LUM 1-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"