Superliga e Kosovës/ Gol në minutën e 100-të, Rustem Hoxha bën heroin te Ballkani! Start katastrofik për kampionët e Prishtinës. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 18:27

Superliga e Kosovës/ Gol në minutën e 100-të, Rustem Hoxha bën heroin te Ballkani! Start katastrofik për kampionët e Prishtinës. Ja rezultatet dhe renditja

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 3-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Ballkani iu fal golit të Rustem Hoxhës në minutën e 100-të, teksa triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Ulpianës së Edlir Tetovës. Një mbrojtës durrsak që ndëshkon trajnerin durrsak.

Ballkani

Ndërkohë vijon ecuria katastrofike e Prishtinës, në këtë start të sezonit. Kampionët në fuqi u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Drenca, teksa në 3 javët e para, ka siguruar vetëm 1 pikë.

Në përballjen tjetër mes Malishevës dhe Dritës, ishin Gjilanasit që triumfon me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga Tahiri në minutën e 85-të.

REZULTATET:

Ballkani-Ulpiana 3-2

Ar.Thaçi 5’, As.Thaçi 53’, Rustem Hoxha 90+10’ / Selimi 72’, Shala 90+3’

Drenica-Prishtina 2-1

Denison 22’, Zabergja 64’ / Oto Xhon 74’

Malisheva-Drita 0-1

Tahiri 85’

Renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"