Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur, vjen goli i pestë në Turqi për talentin e Kombëtares Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 14:26

Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur, vjen goli i pestë në Turqi për talentin e Kombëtares Shpresa

Arda Kurtulan po kalon një moment mjaft të mirë në Turqi me skuadrën e Dijarbekirspor në Ligën e Dytë Turke.

kurtulan

Në disfatën që skuadra e tij mori përballë Vansporit me rezultatin 1-3, 21-vjeçari realizoi golin e vetëm për Dijarbekirsporin.

Ky është goli numër 5 për talentin e Kombëtares Shpresa këtë sezon, i cili luan i huazuar nga skuadra e Superligës Turke, Adana Demirspor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"