Sulmuesi Mandela frymëzon Luzin: Në Berat të përsërisim ndeshjen me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 16:30

Sulmuesi Mandela frymëzon Luzin: Në Berat të përsërisim ndeshjen me Bylisin

Kryefjala e javës që lamë pas ishte fitorja e Luzit ndaj Bylisit, ku ballshiotët humbën edhe vendin e parë. Arma më e fortë e Luzit është treshja sulmuese Çuçka-Treni-Mandela, që kanë shënuar rregullisht në sfidat e fundit. Rivaliteti mes Trenit, Mandelës e Çuçkës është ajo çfarë shtyn Luzin drejt fitoreve.

LUZI MANDELA

Në prag të transfertës së Beratit, sulmuesi Itodo Mandela u shpreh: “Tomori ndodhet në një situatë të vështirë dhe do kërkojë patjetër të na mundë. Luzi po kalon një moment të mirë dhe fryma në grup është gjithashtu më e mira. Vijmë në këtë takim pasi kemi mposhtur Bylisin kryesues duke treguar mundësitë, ku kemi bërë autokritikë për situatën tonë.

Gëzohem teksa Treni shënon, por kjo më nxit më shumë edhe mua, ashtu siç bëra me Burrelin. Takimin në Berat e shikoj edhe si sfidë personale, por edhe që ekipi të arrijë mbijetesën. Nuk them se do të fitojmë patjetër në Berat, por di t’u them se do të hyjmë në fushë me fitoren si objektiv. Ndaj Tomorit të përsërisim lojën që bëmë me Bylisin. Nëse tregohemi të qetë para portës, atëherë besoj se do e marrim fitoren”.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"