“Sukseset nuk kanë ardhur rastësisht”, flet agjenti i Gjimshitit: Është gati të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 15:16

“Sukseset nuk kanë ardhur rastësisht”, flet agjenti i Gjimshitit: Është gati të …

Milos Malenoviç, agjenti i mbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, ka dhënë një intervistë për “Tuttomercato” ku ka siguruar se klienti i tij është gati të konfirmojë mrekullitë që ka arritur me Atalantën.

GJIMSHITIII

Malenoviç sqaron se këto mrekulli që ka bërë Atalanta në Champions nuk janë një rastësi, ndërkohë ai shton gjithashtu se Gjimshiti e kupton shumë mirë situatën me koronavirusin duke qenë jeton në Bergamo një nga zonat më të prekura në Itali.

gjimshiti

“Pezullimi i futbollit ka qenë një zhgënjim dhe për Gjimshitin, për sa i përket pikëpamjes sportive. Sukseset nuk erdhën prej rastësisë. Berati dhe Atalanta janë gati t’i rikonfirmojnë ato suksese në Europë dhe Itali.

Berat e kupton shumë mirë situatën e emergjencës, sepse e ka jetuar nga afër, pikërisht në Bergamo, ku ka pasur shumë raste me COVID-19. Patjetër që ai ashtu si të gjithë futbollistët shpreson të ketë mundësi të luajë përsëri sa më shpejt të jetë e mundur,” deklaroi Malenoviç.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"