Strategjia e Skënderbeut, një talent 17-vjeçar gati për debutimin europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 9:45

Strategjia e Skënderbeut, një talent 17-vjeçar gati për debutimin europian

Në ndeshjen e fundit të Europa Ligës ndaj Jang Bojsit, Skënderbeu pritet që të kujdeset më shumë për aspektin e menaxhimit të lojtarëve, sidomos të atyre që janë në vorbullën e merkatos, por jo vetëm. Edhe investimet e klubit do të kenë më shumë hapësirë, ashtu siç pritet të ndodhë edhe me talentet e reja që Skënderbeu kërkon t’i promovojë.

Skenderbeu

Trajneri Ilir Daja pritet që të hedhë në fushë, përveç “titullarëve” që janë përfshirë në vorbullën e merkatos, si Jashanica, Lilaj apo Nimaga, edhe investimet e rëndësishme të klubit.

Pellumbi

Këtu bëjnë pjesë si Sahiti, ashtu edhe Gavazaj që do të luajnë të dy nga minuta e parë. Mirëpo, një ide e fundit është edhe Jorgo Pëllumbi, talenti i ri që po rritet në klubin e Skënderbeut. Pëllumbi është një prej talenteve premtues në klubin bardhekuq që duan ta promovojnë me çdo kusht. 17-vjeçari ka pasur disa oferta nga jashtë vendit deri në këto momente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"