Statistikat / Luftëtari nuk e humbet shpresën për të përsëritur surprizën, vetëm 2 pikë më pak se vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2017 | 14:08

Statistikat / Luftëtari nuk e humbet shpresën për të përsëritur surprizën, vetëm 2 pikë më pak se vjet

Luftëtari e mbylli me fitore fazën e parë, duke hipotekuar një trepikësh mjaft të rëndësishëm përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë. Tashmë gjirokastritët e shohin veten përkohësisht jashtë zonës së ftohtë, duke i dhënë më shumë shpresa vetes për të siguruar misionin final.

Luftetari

Vllaznia dhe Lushnja janë dy ekipet që pozicionohen në vendet 9 dhe 10, por kjo s’do të thotë se gjithçka ka mbaruar për bluzinjtë, pasi janë edhe 27 ndeshje për t’u luajtur. Tetë pikët e grumbulluara në 9 javë, duke shënuar 5 gola dhe pësuar 11, kanë bërë që gjirokastritët të humbasin dy vende në klasifikim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në mbyllje të fazës së parë të sezonit 2016-2017, ata ishin në vendin e 6-të me 10 pikë, pra me dy më shumë se tani. Raportin me golat e shënuar vjet e kanë të vakët, pasi vjet kishin shënuar dy më shumë (pra 5) dhe kishin pësuar dy më shumë (pra 12). Gjithsesi, nisur nga ndryshimi i stafit teknik, startimi i përgatitjeve me një muaj e gjysmë vonesë në verë, Luftëtari duket se ka bërë mirë.

Pavarësisht rezultateve, ata nuk e kanë humbur shkëlqimin e sezonit të shkuar. Gjirokastritët kanë zhvilluar futboll të bukur, por konkludimi para portës ka munguar. Kështu ndodhi edhe me Lushnjën, por me ndryshimin e madh që këtë herë i dhanë fund edhe krizës së golit, duke qenë më të qetë për Teutën.

Kalimi i ngërçit psikologjik ka qenë shqetësim më vete për trajnerin Hasan Lika. Rikthimi te fitorja pas gati dy muajsh, ka sjellë optimizmin dhe besimin te tifozët për një ecuri edhe më pozitive duke filluar nga java e 10-të. Teuta do të jetë kundërshtari i radhës.

Në javën e parë gjirokastritët humbën 2-1 në Durrës, ku, sikundër dhe dihet, Luftë- tari luajti pas minutës së 34-t me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të sulmuesit uruguaian Nunjez. Sakaq, pas dy ditëve pushim, gjirokastritët do t’i rikthehen nesër përgatitjet anti-Teutë.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"