Statistikat katastrofike të Barcelonës/ Golat e pësuar për vitin 2024, katalanasit e Ksavit mbajnë vendin e parë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 22:11

Statistikat katastrofike të Barcelonës/ Golat e pësuar për vitin 2024, katalanasit e Ksavit mbajnë vendin e parë në Europë

Barcelona e ka nisur vitin 2024 në mënyrën më të keqe të mundshme! Katalanasit e Ksavit kanë pësuar plot 19 gola në këtë vit kalendarik, duke mbajtur vendin e parë në Europë për sa i përket golave të pësuar.  

BARCA

Një statistikë tepër zhgënjyese kjo për një ekip të madh si Barcelona, që jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në top listat të ndryshme, për sa i përket statistikave pozitive.  

Vendi i parë në listën e golave të pësuar, konfirmon edhe njëherë se situata të kampin katalanas është tepër kaotike.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"