Stadiumi i Peshkopisë mbetet i mbyllur, Korabi luan në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2017 | 20:32

Stadiumi i Peshkopisë mbetet i mbyllur, Korabi luan në Elbasan

Federata Shqiptare e Futbollit e ka cilësuar si jashtë standardeve stadiumin e qytetit të Peshkopisë për sa i përket ndeshjes së parë të fazës së tretë të Kategorisë Superiore, që Korabi luan të shtunën kundër Laçit.

Sipas njoftimit të vetë klubit dibran, shpjegohet se gjendja e terrenit për shkak të ngricave të kohëve të fundit, është e papërshtatshme. Ndaj FSHF ka vendosur që edhe për këtë javë të mos luhet në qytetin e Peshkopisë, duke zhvendosur këtë ndeshje në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa pritet që në një inspektim të mëvonshëm të vendoset zyrtarisht për kthimin e skuadrës në qytetin e saj.

korabi njoftimi

“ZYRTARE, Korabi-Laçi, e shtunë, data 28/01/2017, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 14:00.

Është vendosur përfundimisht që ndeshja Korabi-Laçi të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Komisioni i Licencimit pranë FSHF-së inspektoi sot stadiumin e Peshkopisë dhe u vendos që takimi i parë i fazës së tretë ndërmjet Korabit dhe Laçit të zhvillohet në impiantin e Elbasanit.

Kushtet e vështira atmosferike kanë bërë që tapeti i stadiumit të saporikonstruktuar të mos jetë në gjendje optimale. Korabi fton të gjithë tifozët të përkrahin skuadrën për të arritur fitoren e parë për fazën e tretë të kampionatit”, shkruhej në njoftimin e klubit dibran, vendim i cili u konfirmuar më pas edhe nga FSHF.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"