Spikati me fanellën e Apolonisë në Superiore, mbrojtësi drejt kalimit te kampionët e Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 13:57

Spikati me fanellën e Apolonisë në Superiore, mbrojtësi drejt kalimit te kampionët e Prishtinës

Është vonuar kthimi i dy mbrojtësve të Apolonisë për sezonin e ri, por më në fund ka një datë definitive edhe për ta. Benjamin Agiare dhe Ismaila Diop i kanë zgjidhur problemet e tyre me dokumentacionin dhe pritet të zbarkojnë në Fier më datë 28 gusht.

AGIARE APOLONIA

Për mbrojtësin senegalez, Diop, gjithçka është mbyllur, teksa ai do të jetë pjesë e Apolonisë edhe dy vjet të tjerë, ndërsa disi specifike është çështja e Agiares.

Mbrojtësi ganez, ish-kapiten i Apolonisë, ka kërkuar një tjetër zgjidhje për situatën e tij dhe nga burimet e sigurta brenda klubit fierak, ai ka gjetur mirëkuptimin e drejtuesve të klubit fierak për t’u larguar në kampionatin kosovar, konkretisht te FC Prishtina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"