Trashëgimia Pregja, një dinasti unike moviolistësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 23:14

Trashëgimia Pregja, një dinasti unike moviolistësh

UVIL ZAJMI

uvil zajmi

Të dy ish-arbitra të FIFA-s… Mbiemri Pregja është një tjetër dinasti moviolistësh që e ka dominuar këtë sektor televiziv. Nga i pari, Ramizi që fatkeqësisht nuk jeton, me të cilin filloi, do të ishte i biri Bujar Pregja, që do ta pasonte dhe në 15 vite pa ndërprerje si interpretues i saj, vështirë të gjesh një rast analog jo vetëm në Shqipëri. “Situatat polemizuese nuk mungonin, madje edhe të tensionuara, por e paharruar ka qenë ajo me trajnerin Hasan Lika, që si djali i arbitrit Petrit Lika, e njihte mirë rregulloren”.

Pregja

Pregja, jeni rekordmen absolut i moviolës apo jo?

Në qershor të vitit 2003 sapo kisha lënë arbitrimin, në shtator fillova në “Telesport” dhe pas një viti në “Skaner” në ALSAT. Më 2006, qershor kalova te “Top Channel” me “Loja e 18”, kushtuar Botërorit, drejtuar nga Sokol Balla, pastaj me Alban Dudushin dhe te “Procesi”, me Edi Manushin, ku kam aplikuar moviolën për herë të parë për kampionatin shqiptar. Në vitin 2017, vendosa të largohem pas një pune lodhëse, me përgjegjësi dhe shpeshherë të tensionuar. Të gjykosh vendimarrjet e të tjerëve, nuk është e lehtë. Edhe një fjalë e vetme jo e shprehur mirë, deri te shprehja e fytyrës ishte objekt për presidentë, futbollistë dhe të ftuarit në studio. Je i vetëm midis të gjithëve të pakënaqur.

Vjen VAR, nuk ka më moviolë?

Sot që teknologjia është prezente në fushën e lojës, kemi “Gol Line”, dhe së fundmi VAR-in, deciziv në mjaft raste, duke ndihmuar arbitra, futbollistë, trajnerë, tifozë e median. Një moviolë direkte në fushën e lojës apo jo? Por, ajo e studios mbetet e paharruar, e pazevendësueshme.

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"