“Sot nuk di çfarë përgjigje të jap”, Fagu pas humbjes së radhës së Tiranës: Kemi potencialin për të dalë kampionë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 21:41

“Sot nuk di çfarë përgjigje të jap”, Fagu pas humbjes së radhës së Tiranës: Kemi potencialin për të dalë kampionë, por…

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, e ka cilësuar humbjen e sotme ndaj Teutës si një keqinterpretim të sfidës nga lojtarët e tij.

bandicam 2024-03-29 21-26-23-203

“E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, nuk e interpretuam si duhej, u goditëm me dy gola. Kur goditesh, ana psikologjike bie pak, dhe çdo gjë shkoi për keq mbrapa.

Ne zonën e mbulonim me lojtarë pas largimit të Nikqit, por nuk mund të them se me të në fushë do të arrinim të shënonim. Ishte një zgjedhje taktike.

E dinim si do luante Teuta me presion lart, e kishim përgatitur gjatë gjithë kohës mënyrën se si do të luanim. Por nuk e interpretuam si duhet dhe kjo na prishi punë, më pas pastaj bëmë ndryshimin taktik.

E vuajtëm sot finalizimin, nuk ishim të qartë kur dilnim përpara, kishte konfuzion. Nuk e di pse, se gjatë javës kemi qenë në harmoni. Fitorja me Dinamon na rregulloi pak anën psikologjike, por sot nuk di edhe unë çfarë përgjigje të jap.

Për kaq pak kohë mundohesh të bësh ndryshime të vogla, jo shumë të mëdha se mund të prishësh ekuilibrat. Unë jam përpjekur që me këtë grup të mos ndryshoj shumë nga ana e fizionomisë e filozofisë së lojës. Sot ia lë interpretimit të ndeshjes që nuk ishte aty ku duhet.

Najdovski këtë javë është stërvitur 5 ditë rregullisht me ekipin, do pak kohë që të vijë aty ku duhet. Ndërsa Patrik mund të jetë pjesë e 11-shes për ndeshjet e radhës.

Kemi punuar edhe për pjesën mbrojtëse, por sot u shënua një gol shumë i bukur që nuk mendoj se ishte faji i mbrojtjes. Mund të them te goli i dytë mund të ishim pak më të kujdesshëm në zonë.

A mund të dalë Tirana kampione? Sigurisht që po, mendoj që jemi ende në luftë për të kapur “Final Four” e pastaj të dalim kampion se aty specifika është tjetër gjë dhe me një ndeshje mund të dalësh kampion. Por sigurisht duhet të kapim “Final Four””, tha Fagu për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"