“Sot luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar në të gjithë karrierën time”, Murinjo i tërbuar: Nuk kemi skuadër për vend të 7-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 23:44

“Sot luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar në të gjithë karrierën time”, Murinjo i tërbuar: Nuk kemi skuadër për vend të 7-të

Zhoze Murinjo është shfaqur i tërbuar pas brazimit 1-1 që Roma regjistroi mbrëmjen e sotme ndaj Monzës. Në 90+5, Çelik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa në minutën e 35-të nuk i shpëtoi ndëshkimit edhe Murinjo. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri portugez e cilësoi gjyqtarin Kifi, si më të keqin në të gjithë karrierën.  

Murinjo

Sot luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar në gjithë karrierën time. Kur thonë se arbitri ndikon në rezultat, nuk është kështu, por është e vështirë të luash me dikë si ai sepse teknikisht është i tmerrshëm dhe nga pikëpamja njerëzore nuk është empatik dhe në fund përjashtoi një lojtar që rrëshqiti sepse ishte i lodhur i vdekur në minutën e 96-të. 

 Ndalova punën 30 minuta nga fundi sepse e dija qe do me jepte karton te kuq. Edhe Roma duhet te rritet nga kjo pikëpamje, ne nuk e kemi këtë ADN dhe kështu behet e vështirë.  

Te shtunën ne përballemi me një superskuadër dhe nuk mund të mos jem me djemtë, prandaj shmanga ndërhyrjen dhe rrezikun për të marrë një të kuqe. Në fund të garës as që doja ta shihja, dola herët. 

Jemi e vetmja skuadër që nuk e meritojmë vendin aktual (vendi i shtatë). Ka skuadra të tjera që u larguan menjëherë nga kompeticionet evropiane, ata luajnë një herë. Lodhja jonë e kalon kufirin. Djemtë e meritojnë që unë të jem me ta deri në fund të sezonit, jam krenar që punoj me ta”, deklaroi Murinjo.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"