Sot hidhet shorti i Ligës së Europës, Milani në vazon e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 8:26

Sot hidhet shorti i Ligës së Europës, Milani në vazon e tretë

Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, që do të hidhet sot në orën 13:00 në Nion të Zvicrës.

Imago 20190830

Në fazën e grupeve 18 ekipe vijnë si të kualifikuara në mënyrë direkte, 21 nga fitueset në “play off”-et e djeshme, 6 të eliminuarat nga “play off”-et e Ligës së Kampioneve, tri skuadra të eliminuara nga turi i tretë eliminator i Ligës së Kampioneve.

Ndeshjet e grupit do të nisin më 22 tetor dhe do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon Koronavirusi. Për finalen e Ligës së Europës është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.

UEFA Europa League 2019/20 Round of 32 Draw

Përpara hedhjes së shortit, sot do të jepet edhe çmimi “Lojtari i sezonit në Ligën e Europës”, kandidatë për të cilin janë Banega i Sevijes, Romelu Lukaku i Interit dhe Bruno Fernandes i Mançester Junajtidit që me 8 realizime ishte edhe golashënuesi më i mirë i edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"