Sondazhi në faqen e UEFA-s, e padiskutueshme fitorja dhe kualifikimi i Shqipërisë në transfertën moldave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 15:39

Sondazhi në faqen e UEFA-s, e padiskutueshme fitorja dhe kualifikimi i Shqipërisë në transfertën moldave

Shqipëria mund të sigurojë që sonte kualifikimin e dytë në Kampiontin Europian. Të shumta janë llogaritë dhe përkëmbimet sesi mund ta arrijnë kuqezinjtë këtë sukses në dy ndeshjet e mbetura të Grupit E për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”. Më e thjeshta për t’ia arritur qëllimit është edhe një pikë e fituar sonte në Moldavi.

shqiperia

Gjithsesi trajneri Silvinjo në konferncën para ndeshejs pofoi se dueli i sotëm me moldavët është një finale në vete dhe ekipi futet në fushë vetëm për fitore, duke mos e menduar fare barazimin. Nëctë njëjtën linjë me prononcimin e trajnerit të Kombëtares është edhe rezultati i sondazhit të hapur në faqen zyrtare të UEFA-s, pikërisht te seksioni i ndeshjes Moldavi-Shqipëri. Momentalisht rezultati flet qartë dhe kemi një dominim të votuesve për fitoren e Shqipërisë në stadiumin Zimbru.

80% e votuesve janë për fitoren e Shqipërisë, 14% janë për fitoren e Moldavisë dhe vetëm 6% janë të mendimit se ndeshja mbyllet në barazim. Duke ditur se kuqezinjve sonte u bën punë edhe barazimi, i bie që 86% e votuesve janë për kualifikimin e Shqipërisë për në Europian që sonte pas përfundimit të transfertës së Moldavisë

0

shqiperia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"