Solskjaer mban lojtarët e tij me këmbë në tokë: Ende nuk ka përfunduar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2018 | 22:21

Solskjaer mban lojtarët e tij me këmbë në tokë: Ende nuk ka përfunduar

Laçit do i duhet vetëm një mrekulli për të kaluar në ndeshjen e kthimit përballë ekipit të Moldes. Kurbinasit humbën me rezultat 3-0 e megjithatë ata që i tremben një mrekullie janë norvegjezët. Trajneri Solskjaer është treguar i kujdesshëm dhe kërkon që të mbajë lojtarët e ekipit të tij me këmbë në tokë duke thënë pas ndeshjes se asgjë nuk ka përfunduar.

soskjaer

“Nuk ka përfunduar deri sa të jetë mbyllur plotësisht. Duhet të shkojmë atje dhe të bëjmë punën tonë. Duhet të ruajmë portën e paprekur në ndeshjen e kthimit”, tha Solskjaer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"