Sokol Çikalleshi ngjitet në “podium”, kalon Sadikun dhe barazon Skelën në renditjen e golashënuesve të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 18:41

Sokol Çikalleshi ngjitet në “podium”, kalon Sadikun dhe barazon Skelën në renditjen e golashënuesve të Shqipërisë

Sokol Çikalleshi kaloi në avantazh Shqipërinë në transfertën ndaj Moldavisë falë një 11-metërshi në minutën e 25’.

FOTO: F.Hazisllari

FOTO: F.Hazisllari

Me këtë gol, sulmuesi kuqezi është ngjitur në vendin e tretë të renditjes së golashënuesve të Kombëtares, duke shkuar në kuotën e 13 të tillave, po aq sa Ervin Skela dhe duke parakaluar Armando Sadikun.

Para tij vijnë vetëm Alban Bushi me 14 gola në vendin e dytë dhe Erjon Bogdani me 18 gola në vendin e parë.

465465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"