Sobozlai sqaron përse zgjodhi Lajpcigun: Më kërkonin shumë skuadra por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 18:21

Sobozlai sqaron përse zgjodhi Lajpcigun: Më kërkonin shumë skuadra por…

I ndjekur prej kohësh nga Milani, Dominik Sobozlai i cili zgjodhi Lajpcigun për të vazhduar karrierën e tij, sulmuesi hungarez sqaroi të gjithë opinionin publik përse bëri këtë zgjedhje:

SOBOZLAI

“Jam me fat, shumë skuadra më dëshironin dhe kisha mundësi zgjedhjeje.

Kam marrë vendimin e duhur për të ardhmen time, dhe kisha biseduar me trajnerin dhe drejtorin sportiv të Lajpcigut, Knoçe dhe më bindën.

Tek Salzburgu ishte një stil loje pothuaj i njëjtë prandaj e zgjodha, kështu që shpresoj që mos të kem më nevojë për t’u ambjentuar dhe të integrohem më shumë për të luajtur.”, përundoi Sobozlai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"