“Skuadra do ndryshojë në 2024-ën, kemi ende punë në merkato”, Lushnja gjen sulmues, Magani: Pres dy afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 16:45

“Skuadra do ndryshojë në 2024-ën, kemi ende punë në merkato”, Lushnja gjen sulmues, Magani: Pres dy afrime

Lushnja i është futur me “kokë” merka tos. Pas largimeve, klubi po punon për përforcuar organikën. Pa u mbyllur ende viti prezantuan Henri Sulovarin, ndërsa tani listës u është shtuar edhe një tjetër lojtar. Kanë bërë “pazar” në Bregun e Fildishtë, atje ku kanë marrë një sulmues. Quhet Ibrahim Romeo Olola dhe është vetëm 19 vjeç.

MAGANI

Trajneri e ka vëzhgues dhe e ka dhënë “veton”, ndaj tashmë pritet që vetëm të nënshkruaj kontratën dhe jetë gati për të luajtur në pjesën e dytë të sezonit. E megjithatë, me afrimet llogaritë nuk mbyllen këtu. Këtë na e tregon vetë Gugash Magani, gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”. Teksa analizon nisjen e mini-fazës, ai jep detaje edhe për pjesën e merkatos.

“Skuadra do të vijë ndryshe në 2024-ën. Kemi nisur nga puna prej kohësh. Që në dhjetor morëm Henri Sulovarin, ndërsa tani na është bashkuar Ibrahim Romeo Olola. Presim të mbyllim gjithçka me futbollistin në fjalë, që vjen nga Bregu i Fildishtë. Është qendërsulmues, por që më së miri mund të përshtate edhe në krahët e ofensivës. Nuk do të mbyllet këtu. Jemi në tratativa edhe me dy futbollistë të tjerë. Do të kemi zhvillime shpjet edhe ta. Ideja është që skuadra të jetë plotësuar dhe jetë gati për rinisjen e kampionatit”, deklaroi për gazetën trajneri Magani.

“NGUJIMI” Lushnjarët e mbyllën gjysmën e sezonit në vendin e shtatë, por ndërkohë i janë përveshur punës për të kapur zonën “play off”. Verdhejeshilët kanë zbritur në fushë më 4 janar, por prej kësaj të hënë ka nisur edhe grumbullimi. Gugash Magani ka menduar që ta “ngujojë” skuadrën, për të kryer ciklin e minifazës. Veç stërvitjeve në fushë, nuk do të mungojnë as miqësoret.

Të parët e kanë planifikuar këtë fundjavë. Do të presin në “Roza Haxhiu” Flamurtarin, për të parë se ku janë. “Nga e hëna jemi të grumbulluar në Divjakë. Duke qenë se kampionat rifillon fundjavën tjetër, duhet të luajmë edhe ndonjë miqësore, Ndeshjen e parë e kemi menduar që ta në fushën tonë me Flamurtarin”, përfundoi numri një i pankinës së lushnjarëve.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"