“Skuadra arriti qëllimin”, Sadedini: Përgëzoj çunat sepse besuan te goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 19:19

“Skuadra arriti qëllimin”, Sadedini: Përgëzoj çunat sepse besuan te goli

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, ka dalë përpara mikrofonit të “Supersport” dhe ka folur për barazimin e vështirë të vlonjatëve, ndaj Tiranës me rezultatin 2-2. Ai mendon se përgëzimet nuk duhet t’ i shkojnë atij, por lojtarëve që besuan deri në fund.

bandicam 2019-10-05 19-13-51-203

 

Pika e fituar? “Pika më kënaq, por mendoj se pati dhe një reagim nga ekipi. Ndryshuam skemën dhe çunat besuan tek goli deri në fund, i përgëzoj.

Pushimi? “Ky pushim vjen në momentin e duhur për skuadrën. Do të bëjmë një ditë pushim dhe do të shtojmë ngarkesat, pasi ekipi ka nevojë dhe do të vazhdojmë përpara”.

Skuadra? “Përgëzimet nuk i meritoj unë, por i meritojnë çunat. Ata besuan te goli dhe barazimi. Patjetër që për çunat Flamurtari është një vitrinë për t’u shfaqur. Çunat duan të japin 120% e tyre për veten e tyre dhe për Flamurtarin”.

Pati ndërhyrje nga kampi i Tiranës që morët barazim? “Unë Ardin e kam vëlla dhe e kam shok fëmijërie. Nuk ka nga këto ndërhyrje. Ne që luajmë futboll, jemi armiq jashtë saj jemi miq e vëlLezër. Nuk pati ndërhyrje dhe me këtë pikë arritëm qëllimin”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"