SKI/ Lara Kolturi, medalje bronzi në Kampionatin Botëror për të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 13:24

SKI/ Lara Kolturi, medalje bronzi në Kampionatin Botëror për të reja

Lara Kolturi ka shënuar një tjetër rezultat të madh për sportin shqiptar.

1706884070_lara1

Skiatorja e talentuar italiane, e cila përfaqëson ngjyrat e flamurit kuqezi ka fituar medalje bronzi në Kampionatin Botëror për të reja në Francë. Kolturi u rendit në vend të tretë në garën e sllallomit gjigant në Saint-Jean-d’Aulps. Medalja e artë shkoi për kanadezen Brit Riçardson me kohën 2:01.96, ndërsa pas saj u klasifikuan zvicerania Stefani Grob (+0.81) dhe Lara Kolturi (+1.18), duke formuar kështu podiumin e Kampionatit Botëror për të reja në Francë.

Kolturi do të edhe të shtunën në sllallomin special, duke synuar përsëri zonën e medaljeve. 17-vjeçarja konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha të skive në rang botëror, e cila pak vite më parë zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, falë iniciativës së Federatës Shqiptare të Skive. Një sportiste e predestinuar, me Shqipërinë që shpreson ta ketë në gjirin e saj edhe kur ajo të jetë në moshë madhore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"