Skënderbeun B e nderon një penallti, goleadë në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2015 | 19:59

Skënderbeun B e nderon një penallti, goleadë në Kamzë

skenderbeu bSkënderbeu B ngjitet në krye të klasifikimit, pasi ka mundur në përballjen direkte skuadrën e Spartakut.

Ka mjaftuar një gol i Trandafilit nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dhënë tri pikët skuadrës korçare. Loja ka qenë mjaft e fortë nga të dy ekipet, ku nuk kanë munguar as ndërhyrjet e ashpra në fushë. Megjithatë, përpos rasteve nga të dy kampet, mbeti në fuqi goli i pjesës së parë, që i dha në këtë mënyrë fitoren Skënderbeut B.

Barazimi

Internacional Tirana dhe Drini kanë ndarë nga një pikë dje Kamzë. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 5-5, teksa ka qenë një lojë plot grintë, ku të dyja skuadrat dhuruan spektakël. Internacionali e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq Lisen Meçi në minutën e 80-të. Gjithashtu pas ndeshjes ka pasur përplasje mes lojtarit Blerim Xhepa dhe gjyqtarit. Për sa i përket kronikës, ndeshja ka nisur me furi golash nga skuadra e Drinit. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-3. Në 45 minutat e dyta, Internacionali ka reaguar fuqishëm, duke i përmbysur shifrat në 5-3, por në fund Drini ka barazuar. Goli i Llojit i ka mohuar tri pikët Internacionalit.

SKËNDERBEU B – SPARTAKU 1-0

GOLI: Trandafili 19′ (11-m)
SKËNDERBEU: Hoxha, Rezhda, Kalaja, Minai, Rapo, Demiri, Zegullaj (Liçi 80′), Trandafili, Miho, Xite (Muska 90′), Pino (Qerollaj 90′). Trajner: V.Ballço
SPARTAKU: Sejdini, Menaj, Marko, Hysko, Cane (Kaloshi 82′), Shima, Dakriu (Qeraca 60′), Adili (Zenuni 72′), Haroku, Korriku, Mustafa. Trajner: A.Vangjeli
Gjyqtarë: R.Sadiku, E.Gançi, R.Preça (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Kalaja 24′, Pino 37′, Rezhda 52′, Demiri 61′, Minai 79′ / Shima 18′, Menaj 37′, Cane 47′, Haroku 58′

INTERNACIONAL TIRANA – DRINI 5-5

GOLAT: B.Hajdari 10′, Xhebrahimi 27′, 54′, 69′, Gapi 43′ / Velçani 3′, Pilafi 6′ (11-m), 67′, Shehu 8′, Lloji 88′
INTERNACIONAL T: K.Hajdari, Myzyraj, Meçi, Eshi, Xhebrahimi, Mani (Dauti 88′), Mujollari, Xhepa, Braçilla (Brahimi 85′), B.Hajdari (Pillati 69′), Gapi. Trajner: M.Vllacaj DRINI: Merkohasanaj (Hashimi 46′), Arifi, Leci, Velçani, Ibrahimi, Belba, Reçi, Lloji, Pilafi, Sallaku, Shehu. Trajner: S.Koka
GJYQTARË: S.Bebja, A.Memlikaj, F.Shkëmbi (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Mujollari 7′, Xhepa 10′, Mani 50′, Meçi 67′ 80′ (2) / Sallaku 11′, Arifi 41′;
KARTONË TË KUQ: Meçi 80′

Përgatiti: A.Dushku / V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"