Skënderbeu rikthen 4 huazime, në provë edhe një mbrojtës nga Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 19:53

Skënderbeu rikthen 4 huazime, në provë edhe një mbrojtës nga Dinamo

Ekipi i Skënderbeut ka zhvilluar ditën e sotme seancën e dytë stërvitore, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Korçarët edhe pse me disa titullarë që mungojnë, kanë kthyer nga huazimet plot katër lojtarë, si Hoxhaj, Lulaj, Bushi dhe Osmanllari.

allumca

Ndërkohë, një emër i ri që binte në sy tek bardhekuqtë ishte emri i Ilir Allmuçës. Mbrojtësi 21-vjeçar, ka filluar nga sot një provë tek Skënderbeu, ku ka besim se mund të konfirmohet. Gjithsesi, do të jetë trajneri i ri, Orges Shehi, që do të thotë fjalën e fundit. Allmuça ka qenë pjesë e Dinamos në sezonin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"