Skënderbeu me “sytë” nga Superiorja, korçarët tentojnë transferimin e mbrojtësit të Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 8:38

Skënderbeu me “sytë” nga Superiorja, korçarët tentojnë transferimin e mbrojtësit të Teutës

Merkatoja në Korçë po “zien”. Skë nderbeu është futur me kokë në bisedime dhe pasi kanë arritur akordin me Randi Dumfur dhe Agnaldo Moraesh, janë shumë pranë afrimit të një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Hektor Idrizajn, mbrojtësin e linjës së djathtë të Teutës.

hektor idrizaj

Edhe pse zyrtarisht operacioni nuk mund të quhet i mbyllur, te bardhekuqtë nuk kanë shumë dyshime. Ata vetëm shpresojnë që ditët e ardhshme të ketë zhvillime konkrete dhe vlonjati t’u bashkohet në stërvitje.

Nëse do të realizohet si transferim, atëherë përshtatja për 33- vjeçarin nuk do të ishte problem. Ai ka luajtur edhe më parë te 8 herë kampionët e elitës, ndonëse në kohë të tjera dhe ligë tjetër mbi të gjitha.

NGËRÇI ME ORGANIKËN Skënderbeu vërtet ka qenë aktiv në merkato, por në fushë asnjëri nuk ka zbarkuar fizikisht. Si ganezi ashtu edhe braziliani nuk kanë mbërritur ende në Korçë, çka do të thotë që Ivan Gvozdenoviç nuk mund t’i llogaris ende si pjesë të organikës. Nëse Dumfur është në pritje të vizës, nuk dihet ende pse po vonon Moraesh.

E gjithë kjo situatë e ka futur disi në stres trajnerin dhe sidomos tani që po i afron Kupa e Shqipërisë. Të mërkurën e 18 janarit do të presin në stadiumin e tyre Egnatian për të luajtur të parën ndeshje për turin e dytë dhe grupi është vërtet i cunguar.

Këtë shqetësim serbi e hasi edhe në miqësoren e fundit me Devollin. Atij iu desh që të bënte një “miks” në formacion, duke përfshirë një numër të madh të lojtarëve të U-19, pasi alternativat i ka minimale.

MUNGESAT DHE LARGIMET Që Skënderbeu “bazën” e ka, kjo dihet. Dhe nuk ka lojtarë çfarëdo, por nga ata që i japin tjetër impuls lojës nga porta e deri në sulm.

Qetësi dhanë rinovimet, teksa zyrtarisht u “blinduan” lojtarë si Erlis Frashëri dhe Belajdi Pusi.

Është kthyer nga Amerika edhe Vangjel Zguro, e megjithatë nuk ka qenë sistematikisht në stërvitje. Çka do të thotë, që ai nuk mund të llogaritet në mesjavë.

Nga ekipi është larguar edhe Derik Frimpong, për mungesë hapësire. Ai i është bashkuar Tërbunit për provë.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"