Skënderbeu e pret, por kampionët e Kosovës kanë gati kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 13:37

Skënderbeu e pret, por kampionët e Kosovës kanë gati kontratën

Sipas asaj që raporton gazeta “Olle” nga Kosova kampionët e Dritës kanë gati marrëveshjen me Oto Xhon, ish sulmuesin e Trepçës ’89. Kryesia ka zhvilluar biseda me futbollistin dhe ditën e sotme pritet të mbyllet gjithçka.

oto xhon

Paradoksalja është se sulmuesi është nënkontratë me Skënderbeun dhe në Korçë e presin të filloi stërvitjen. Mesa duket gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt. Drita do të luajë të martën duelin me Malmon në Mitrovicë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"