S’ka më ndryshime drastike, Elbasani këtë herë e ka bazën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 22:25

S’ka më ndryshime drastike, Elbasani këtë herë e ka bazën

Në fund të edicionit Elbasani ia doli të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Parë, duke realizuar në këtë mënyrë edhe objektivin sezonal. Verdheblutë shpërthyen në pjesën e dytë të kampionatit, kur edhe u ndanë në grupin e “play out”-it, skuadrave që luanin për mbijetesë. Në 10 ndeshjet me rivalët direkt, elbasanasit arritën të merrnin 8 fitore dhe pësuan vetëm 2 humbje, pra grumbulluan 24 pikë nga 30 të mundshmet.
Labinoti-Elbasani-3
RINOVIMET – Pikërisht kjo paraqitje pozitive duket se u ka dhënë mundësinë lojtarëve të “fitojnë” një kontratë edhe për edicionin e ardhshëm. Burime pranë klubit verdheblu pohojnë për gazetën se pjesës më të madhe të tyre do t’u ofrohet një tjetër kontratë, me shpresën për të ruajtur boshtin e skuadrës. Thuajse pas çdo sezoni Elbasani e ka rinovuar tërësisht skuadrën, por duket se këtë herë situata do të jetë ndryshe dhe, sipas burimeve pranë gazetës, nuk priten ndryshime drastike.
Elbasani
Pjesa më e madhe e ekipit është e përbërë me lojtarë të rinj, të cilët nuk kishin luajtur ndonjëherë me të rriturit dhe mendohet se kanë fituar mjaftueshëm eksperiencë për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, është ende herët që të vijnë firmat e para, sepse Elbasani është mësuar që të gjitha zyrtarizimet t’i bëjë vetëm në ditët e fundit para nisjes së sezonit. Para lojtarëve duhet të konfirmohet trajneri Shkëlqim Lleshanaku, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të vazhduar me verdheblutë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"