Situata kaotike te Flamurtari, kryebashkiaku Leli: Do të ketë zgjidhje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2019 | 18:00

Situata kaotike te Flamurtari, kryebashkiaku Leli: Do të ketë zgjidhje…

Në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik dhe pas lajmeve negative të ditëve të fundit nga kampi vlonjat, kryebashkiaku Dritan Leli ka kërkuar dje një takim urgjent me administratorin Sinan Idrizi. Takimi është zhvilluar në një nga lokalet përgjatë “Lungomares” në vijën bregdetare.

Sinan-Idrizi-Dritan-Leli-750x430

Pas një ore kokë më kokë, administratori Idrizi ka njoftuar mediat për këtë takim. Numri një i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetjen e klubit.

“Normalisht, kur bëhet fjalë për ekipin e Flamurtarit dhe për fillimin e sezonit të ri futbollistik, gjithmonë dëgjojmë fjalë, dëgjojmë komente dhe kjo ndodh gjithmonë me sportin. Gjithmonë është thënë që ata që janë në fushë janë me më pak fjalë, ndërsa të gjithë ata që janë rreth e rrotull shkallëve të stadiumit, janë ata që diskutojnë më shumë problemet e lojtarëve.

Sigurisht që në momentet që ka klimë bashkëpunimi, në momentet që ka vullnet për të bërë punë më të mira, absolutisht që dëshira e të gjithëve është që të gjenden zgjidhje dhe zgjidhjet gjenden. Mua më vjen mirë që një nga kërkesat e forta që i kam bërë gjatë gjithë kohës presidentit të klubit, duke transmetuar kërkesën e qytetarëve vlonjatë dhe sportdashësve, ka qenë që të përfshihen gjithnjë e më tepër talentet e qytetit.

Leli

Këtë herë Idrizi e ka ndier detyrim që të përfshihen në fanellën e Flamurtarit futbollistë vlonjatë dhe më vjen mirë që kjo kërkesë po merret në konsideratë. Në këtë zgjidhje të ngërçit që nuk përfshin vetëm Flamurtarin, por të gjitha ekipet në Shqipëri, ka një qasje pozitive dhe të veçantë të qeverisë shqiptare për të përmirësuar ligjin për sportin dhe unë jam kujdesuar për këtë. Investimet në sport tani do të jenë të garantuara dhe puna do të ketë mbarëvajtje”, u shpreh Leli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"