“Shyqyr që na u shty sfida me Kukësin”, Çela: Po t’i luanim ndeshjet në Krujë, gjërat për ne do të ishin ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 15:33

“Shyqyr që na u shty sfida me Kukësin”, Çela: Po t’i luanim ndeshjet në Krujë, gjërat për ne do të ishin ndryshe

Kastrioti u ndal në barazim në Durrës përballë Erzenit në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Pas sfidës, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, u shpreh se priste më shumë nga linja sulmuese e skuadrës, por sërish mendoi se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

cela

“Nëse do të flisnim para ndeshjes, patjetër me barazimin do të ishim të kënaqur. Por siç shkoi ndeshja, që kaluam të parët në avantazh… Dolëm nga mënyra jonë e lojës, sepse kaluam shumë shpejtë në avantazh. I lamë shumë hapësira kundërshtarit. Ekipi kundërshtar, qoftë edhe me meritë, krijoi qarkullim. Te ai gol kishim punuar gjatë gjithë kohës, duhet të ishim më të kujdesshëm. Kam dhe unë pakënaqësi.

Po mund të ndodhë që janë këto ndeshjet që nuk paraqitesh mirë, por edhe mund ta fitosh. Edhe ekipi pati raste. I përgëzoj sepse kanë bërë një lojë të mirë. mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Përveç kundërshtarëve, ai gol që na doli aq shpejtë, nga njëra anë më mirë dhe nga njëra anë më keq, lojtarët u tërhoqën më post. Menduam shpejt për ta mbrojtur. Duhet të bënim më rezistencë. Duhet të kishim kontrollin e topit. Në shumë momente ishin më të nxituar. Kemi çuna të rinj. Nuk kemi ekip me zëvendësime të parëndësishme. Shyqyr që u shty ndeshja me Kukësin, sepse nuk e di si do t’ia bënim.

Si ne dhe Erzeni ishim të lodhur. Nëse e vini re, pas golit të barazimit, nuk u prodhua më lojë, sepse të dy ekipet u lodhën. Më ndikon sepse nuk kemi zëvendësime të rëndësishme. Të jepnim freski, të jepnim modul tjetër loje.

Patjetër që prisja më shumë. Sidomos në minutat e para, nëse e vutë re, e patëm ne kontrollin e lojës. Prisja më shumë te qarkullimi sidomos në linjat e qendrës. Ndoshta dhe nga ndeshja e një jave më parë, nuk ishim gati t’i përballonim të dyja fazat e lojës.

Kruja është një qytet që e do shumë futbollin dhe ekipi do të kishte më shumë mbështetje. Mundohemi shumë ta krijojmë ne emocionin e lojtarëve. Zakonisht stadiumet që ne luajmë janë bosh. Nëse ekipi luan përballë publikut të tij ka më shumë agresivitet.

Stadiumi i Krujës? Nuk e di kur mund të jetë gati” u shpreh Çela për “Oversport” pas takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"