Shumë lojtarë në provë, Laçi “peshkon” mesfushorin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 20:08

Shumë lojtarë në provë, Laçi “peshkon” mesfushorin e Kosovës

Skuadra e Laçit është një “kantier” ndërtimi i hapur dhe do të vazhdojë i tillë deri në fundin e merkatos për t’u plotësuar me lojtarë cilësorë. Në radhët e kurbinasve ka pasur shumë afrime dhe lojtarë, që gjatë kësaj kohe kanë qenë në provë dhe po shihen nga stafi bashkë me drejtuesit nëse do të jenë pjesë e skuadrës.

laci liria

Laçi nuk kërkon të nxitohet dhe do të konfirmojë disa nga lojtarët e vitit të kaluar, edhe pse disa prej tyre tashmë janë larguar dhe nuk janë pjesë e kurbinasve.

TEJECI- Një nga lojtarët e afruar që në startin e përgatitjeve është Drilon Tejeci, i cili duket se mund të qëndrojë te Laçi për sezonin e ardhshëm. Nuk është hera e parë për Tejecin në një aventurë me skuadrat shqiptare, pasi sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Kukësit.

????????????????????????????????????

Megjithatë, Tejeci nuk gjeti hapësira me kampionët e Shqipërisë dhe vendosi të kthehej sërish në Kosovë. Laçi shfaqi interes dhe është duke e testuar, ndërkohë që lojtari kosovar luan si mesfushor.

Kosova U21

Ai është 20 vjeç dhe luan me përfaqësuesen U 21 të Kosovës. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet nëse do të qëndrojë te Laçi apo jo. Mesfushori po punon intensivisht nën urdhrat e stafit teknik të kurbinasve dhe është në pritje të përgjigjes përfundimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"