Shumë kontestime ndaj arbitrit Alla, ja rastet e moviolës në Flamurtari-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 9:56

Shumë kontestime ndaj arbitrit Alla, ja rastet e moviolës në Flamurtari-Kukësi

– Në të 8-ën minutë, Rexhinaldo rrezikon me një gjuajtje me kokë, por pamjet tregojnë se ishte pozicion jashtë loje.

-Laver Alla vepron drejt në të 15-ën, kur ndëshkon me të verdhë Torasën, pasi ndërhyri kundër Rrumbullakut. Nga kjo ndërhyrje, argjentinasi dëmtohet edhe vetë.

batha flamurtari kukesi

– Rexhinaldo ul topin me dorë në të 23-ën dhe kryesori Alla akordon faull me të drejtë, edhe pse sulmuesi e mohon me forcë.

– Batha në pozicion në dukje të rregullt në të 25-ën, jep një top të artë për gol, por anësori Korreshi ngre flamurin. Moment që duhet riparë.

– Në të 25-ën, Musolli ndërhyn ashpër ndaj Torasës, duket në limitet e të verdhit.

– Në të 89-ën, Shameti prek topin me dorë, pastaj shtrin Bushiçin me dhunë në tokë, por gjyqtari nuk reagon. Vetëm në faullin e tretë radhazi ndaj Bathës kujtohet dhe sinjalizon goditje dënimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"