Shpresat nuk “ndezën” ndaj Finlandës, Alban Bushi kritikon sulmin: Duhej altruizëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 11:12

Shpresat nuk “ndezën” ndaj Finlandës, Alban Bushi kritikon sulmin: Duhej altruizëm

Kombëtarja shqiptare U-21 është u ndalur dje në një barazim pa gola përballë Finlandës në “Air Albania”, duke bërë më të vështirë kualifikimin e mundshëm në Europianin e vitit të ardhshëm të kësaj grupmoshe. Shpendi, Pajaziti dhe Berisha shpërdoruan disa mundësi për të shënuar përballë miqve, që u mbrojtën me rregull deri në fund. Në stadium kishte prani prej rreth 5 mijë spektatorësh.

bushi

Pas ndeshjes për mediat u prononcua trajneri i Shpresave, Alban Bushi. “Pika vlen gjithnjë, sepse është grup i ekuilibruar. Deri në fund ekipet do të jenë aty-aty. Duhej ta kishim fituar ndeshjen, i kishim të gjitha mundësitë. Finlanda është ekip i fortë, kishim bllokuar të dy krahët që të mos na kapnin me topa pas shpine dhe ia dolëm. Dua t’i falënderoj çunat, sepse në pak ditë ndryshuam gjithë skemat. Ndeshja e radhës me Zvicrën është vendimtare. Nëse fitojmë, rriten pretendimet. Mendoj se çaloi sulmi, ku duhej të ishim më altruistë. Mbrojtja më pëlqeu”, tha ndër të tjera Bushi.

A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"