Shpresat munden në Rumani, dështon “armata” e Gegës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 9, 2014 | 9:04

Shpresat munden në Rumani, dështon “armata” e Gegës

romania-u21-se-intoarce-dupa-masacrul-din-germania-acum-live-score-romania-u21-0-0-albania-u21_2_size6RUMANI-SHQIPËRI 3-1
SHËNUES: Ianku 15′, Neag 77′, Tanase 87’/ Muriqi 60′
RUMANIA U-21: Kojokaru, Balasha, Neag, Boldor, Mitashe, I.Kristea, D.Aleksandru, Rotariu, Mitrita, Tanase, Ianku. (u aktivizuan: Branesku, Filip, Bumba, Balint, Nedelku, Serban, Stefanesku). Trajner: Viorel Moldovan
SHQIPËRIA: Strakosha, Vojvoda, Syku, Lulaj, Hoxhallari, Ahmedi, Qose, Meçe, Grezda, Gino, Alimi. (u aktivizuan: Teqja, Muskaj, Sokoli, Çekiçi, Vatnika, Morina, Muriqi). Trajner: Skënder Gega
GJYQTAR: Marius Avram

Shqipëria U-21 është munduar me rezultatin 3-1 në miqësoren e djeshme të luajtur në Rumani nga vendësit. Ndonëse kuqezinjtë (në këtë takim ishin me uniforma disi të çuditshme, të zezë me të bardhë) bënë një lojë të mirë, kryesisht në mesfushë e sulm, ata gabuan në repartin mbrojtjes, ku trajneri Skënder Gega do të duhet që të fokusohet në të ardhmen. Takimi nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat, të cilat po mundoheshin që të merrnin mesin e fushës. Gjithsesi, janë tanët që rrezikojnë të parët me anë të Isnik Alimit. Është minuta e 11-të dhe sulmuesi strugan, i cili luan te Lumezane në Itali (është lojtar i Kievos, por i huazuar te kjo skuadër), gjen një hapësirë në gjysmëfushën e vendësve dhe lëshohet drejt portës, duke gjuajtur në hyrje të saj. Por portieri i Rumanisë, Kojokaru, arrin që të grushtojë në goditje këndi, ekzekutimi i së cilës më pas nuk është se solli rrezik te porta vendëse. Gjithsesi, kuqezinjtë mundohen që të mbajnë sa më larg kundërshtarin, i cili që në zbritjen e parë arrin të shënojë me kokë me anë të sulmuesit Ianku. Shokohet skuadra jonë dhe menjëherë Gega lëviz stolin, duke hedhur në fushë sulmuesin Esad Morina. Ky i fundit ka një rast në fund të pjesës së parë, por nuk arrin të shënojë. Në fraksionin e dytë të lojës të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, të cilat dhanë natyrisht frytet e veta. Kështu te Shqipëria hyn në lojë ish-sulmuesi i Teutës, Muriqi, i cili arrin të barazojë shifrat në minutën e 60-të, teksa merr një top nga Ahmedi, në shtyllë të parë ai arrin ta devijojë në rrjetë. Rezultat i drejtë deri në ato momente për nga mënyra sesi ka shkuar ndeshja, por pas minutës së 70-të, loja e skuadrës sonë bie totalisht. Fillimisht janë rumunët që kalojnë në avantazh në minutën e 77-të me anë të Neag. Pas një goditjeje dënimi, ky i fundit kërceu më mirë në zonë me kokë dhe shënoi golin e avantazhit. Mbrojtësi i skuadrës sonë, Tom Syku, pretendon se lojtari i rumunëve e preku topin me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari. Në minutat e fundit loja flet vetëm për vendësit, të cilët sigurojnë rezultatin me Tanase në minutën e 87-të. Humbet Shqipëria, teksa trajneri Gega ka marrë një ide për skuadrën dhe se ku do duhet të punojë për ta bërë sa më kompetitive.





www.minuta90.com