Shorti i turit te tretë/ Tirana mund të ndeshet me kampionen e Rumanisë, Laçi dhe Vllaznia rrezikojnë duel me Koniasporin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2022 | 16:13

Shorti i turit te tretë/ Tirana mund të ndeshet me kampionen e Rumanisë, Laçi dhe Vllaznia rrezikojnë duel me Koniasporin

Vazhdon rrugëtimi eurpian për skuadrat shqiptare, me UEFA-n që ka publikuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tretë të Ligës së Konferencës, me shortin që do të hidhet ditën e nesërme.

LIGA E KONFERENCES

Tirana, në rast se mposht Zrinjskin, mund të përballet në turin e tretë me një nga skuadrat që janë në minigrupin që i ka caktuar UEFA. Kështu, kundërshtar potencial nga shorti mund të dalë Shakhtor Soligorsk, ose një nga fitueset e çifteve CFR Kluzh-Inter Klub D’Eskaldes dhe Tobol Kostanaj-Linkoln Red Imps. Shorti në këtë rast është i lirë, pa ndarje në vazo dhe radha e goglave përcakton se kush luan ndeshjen e parë në shtëpi dhe kush në transfertë.

Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me Koniasportin e Cikalleshit dhe Çekiçit, me skuadrën turke që është në listën e rivalëve të mundshëm së bashku me disa rivalë tjetër me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.

Shkëndija dhe Drita gjithashtu janë njohur me rivalët e tyre të mundshëm në rast kalimi në turn e tretë të Ligës së Konferencës ku dhe për ta parashikohen rivalë të rëndësishëm.

RIVALËT E MUNDSHËM TË TIRANËS:

dddddddd

RIVALËT E MUNDSHËM TË VLLAZNISË DHE LAÇIT:

645645646

RIVALËT E MUNDSHËM TË SHKËNDIJËS:

675677

RIVALËT E MUNDSHËM TË DRITËS:

675677

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"