Shkodra i jep lamtumirën Flamurtarit: Nuk ishte zgjedhje e lehtë, por e duhura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 15:32

Shkodra i jep lamtumirën Flamurtarit: Nuk ishte zgjedhje e lehtë, por e duhura

Transferimi i Donjet Shkodrës te Skënderbeu është çështje ditësh, por vetë lojtari ka dashur të falënderojë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Flamurtarin që i dha mundësinë të bëhej një emër i njohur në futbollin shqiptar.

Mesfushori shkëlqeu me fanellën e vlonjatëve duke u kthyer në një prej zbulimeve të edicionit, ndërsa ka pranuar se nuk e kishte aspak të lehtë t’i jepte lamtumirën një ekipi dhe një qyteti ku ishte ndjerë mjaft mirë.

donjet shkodra

Postimi i Shkodrës

“Përmes këtij teksti dua të falënderoj të gjithë bashkë lojtarët, tifozët dhe qytetarët e Vlorës për mbështetjen dhe përkrahjen në këtë sezon që e lamë pas, edhe përkundër gjithë atyre problemeve që kemi pas gjatë këtij edicioni, mirëpo në fund të fundit jemi në vendin e 4 në Superligën shqiptare!

Nganjëherë këto lloj zgjedhjesh nuk janë të lehta por të duhura!

Ju falënderoj dhe ndoshta takohen rrugët tona përsëri

Me respekt Donjet Shkodra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"