Shkëndija shkatërron Tiranën, fiton Kupën e Federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2013 | 10:42

Shkëndija shkatërron Tiranën, fiton Kupën e Federatës

Shkëndija A-Tirana 09 4-0
GOLAT: Noka 17′, M.Haruni 33′, Koka 56′, Mici 87′
SHKËNDIJA A: Mehidri, Kaçupaj, Kastrati, Ropi, Moqi, A.Haruni, Noka, M.Haruni, Lati, Mici, Koka. (U aktivizuan: Hasanaj, Gjergji, Gjeçi). Trajner: Kostika Stirjo
TIRANA 09: Hasanbelli, Malaj, Kovaçi, Jata, Ibraj, Tula, Goci, Lekgega, Shahini, Gjashi, Bilali. (U aktivizuan: Kurti, Mile, Hysenaj). Trajner: Hyqmet Hasku
KARTONË TË VERDHË: Kaçupaj 13′, Ropi 57′, Mici 82’/ Lekgega 29′
GJYQTARË: K.Shkurta, D.Tomori, A.Zalla (Tiranë)

Në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë dje u zhvilluan finalet e Kupës së FSHF-së për moshat U-17 dhe U-19, të zonës rajonale Nr.1 Tiranë, me përgjegjës Agim Monen. Në ndeshjet finale të luajtura dje në mesditë të këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm për këto mosha, që përfaqësojnë ekipe të Ligës Amatore, u shpallën edhe fituesit e kupave të vendosura nga FSHF-ja. Për grupmoshën U-17 fitues u shpall ekipi i Shkëndijës së Tiranës me trajner Kostika Stirjon, ndërsa për U-19 fitues u shpall ekipi i Tirana 09 me trajner Hyqmet Haskon.
Finalja – Në sfidën finale të U- 17 ndërmjet Shkëndijës dhe Tirana 09, me një lojë mjaft të bukur e rezultative, skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” i ka shpartalluar rivalët e Tiranës me rezultatin 4-0. Së pari, ka qenë Dionis Noka ai që ka hapur serinë e golave dhe më pas Migers Haruni që ka dyfishuar në të 33- ën. Në pjesën e dytë Shkëndija ka shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Elsion Kokës dhe Hasan Micit. Theksojmë se Mici është një prej talenteve të rrallë që gjenden në këto mosha. Ky futbollist është edhe golashënuesi më i mirë në këtë kupë, pasi ka realizuar plot 7 gola. Në fund të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të kupës nga përgjegjësi i këtij aktiviteti, Agim Mone, iu dhanë 18 medalje futbollistëve, si dhe Kupën e FSHF-së kapitenit të Shkëndijës A, Marjo Kaçupaj.
A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"