Shkëndija e Tetovës, “sparkatë” Partizanit, pret “PO”-në nga trajneri Orges Shehi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 22:32

Shkëndija e Tetovës, “sparkatë” Partizanit, pret “PO”-në nga trajneri Orges Shehi!

Partizani po e pret prej gati dy muajsh, Oregs Shehin, por “spërkata” e Shkëndijës së Tetovës mund ta lërë duarbosh kampionen e Shqipërisë. Sipas mediave maqedonase, tetovarët presin vetëm “po”-në e trajnerit shqiptar, i cili sot ka dalë i lirë pas fitimit të gjyqit me Tiranën.

shehu

Ja çfarë raporton medias maqedonase për fatin e ish-trajnerit të Tiranës:

“’SportSport’ mëson se trajneri shqiptar Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i klubit nga Tetova. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare njëkohësisht dhe ish-trajner i  Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana pritet te kuqezinjtë. Te Shkëndija po i kanë kryqëzuar gishtat për Shehin dhe presin konfirmimin e tij pas afrimit për të qenë i pari i stolit drejtues. Problem mbetet se për nënshkrimin e trajnerit duhet mposhtur interesimi i  Partizanit.

Në të njëjtën kohë, Shkëndija po shqyrton edhe opsionet rezervë për pozitën e trajnerit, nëse Orges Shehi nuk pranon të vijë në Tetovë. Pas largimit nga Vardari, interesant është edhe Aleksandar Vasoski, apo Igor Angelovski “.

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"