Shkëndija e pandalshme edhe në Moldavi, kualifikohet me goleadë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2017 | 16:09

Shkëndija e pandalshme edhe në Moldavi, kualifikohet me goleadë (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës e ka kthyer në formalitet edhe ndeshjen e kthimit kundër Dacias në Moldavi, duke kaluar pa probleme në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Europës.

Shkëndija

Skuadra tetovare, e cila kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë në Maqedoni, ka arritur një rezultat edhe më të thellë në takimin e kthimit. Goli Alimit, i pasuar nga kartoni i kuq për Androniç për vendasit, bëri më të thjeshtë punën e skuadrës së drejtuar nga Osmani që realizoi përsëri me Zhunior për të mbyllur 45 minutat e para me avantazhin e pastër 2-0.

Dominimi i Shkëndijës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por rastet u konkretizuan vetëm në fund, kur Zejnulai dhe Hasani me penallti vulosën shifrat përfundimtare 4-0 dhe kualifikimin e përgjithshëm me rezultatin 7-0.

Dacia-Shkëndija  0-4
Alimi 32′, Zhunior 44′, Zejnulai 81′, (p) Hasani 89′

Dacia: Railean, Seoan (57′ Ilesku), Draskoviç, Mama, Fortes, Pashenko, Jalba, Arvlenko, Bejan (57′ Marandiçi), Punosevaç (73′ Cojocaru), Androniç

Trajner: V.Frunza

Shkëndija: Zahov, Todorovski, Bejtullai, Cuculi, Murati, Vujcic, Alimi (77′ Zejnulai), Radeski (69′ Teqja), Hasani, Zhunior (77′ Totre), Ibrahimi

Trajner: Q.Osmani

KV: Pashenko, Androniç / Alimi, Radeski

KV: Androniç

Gjyqtar: P. Kraloviç (Sllovaki)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"