Shkëmbi: Laçi na e bëri të vështirë, objektivi mbetet i njëjti. Në merkato blejmë lojtarë vetëm nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2018 | 19:14

Shkëmbi: Laçi na e bëri të vështirë, objektivi mbetet i njëjti. Në merkato blejmë lojtarë vetëm nëse…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në intervistën për Supersport pas barazimit me Laçin brenda në shtëpi, deklaroi:

Shkembi

Je më shumë i kënaqur për pikën e fituar, apo të vjen keq për 2 pikët el ëna?

Bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë. Të parën e nisëm jo mirë, jo ashtu siç e kishim menduar. Kundërshtari pati disa raste, në një moment kur u rreshtuam gabim, shënuan. U rikthyem në të dytën, patëm raste edhe për më herët për më të barazuar, por ky është futbolli.

Pse ky ndryshim në dy pjesë?

Unë mendoj se meritë ka edhe kundërshtari, nuk na la të luanim shumë. Gabuam edhe vetë, e nisëm lehtë, ndryshe nga ndeshjet e tjera. Këtë vuajti ekipi, vuajti edhe presionin e golit. Kur pësuam, nuk reaguam siç duhet. Prandaj pati 2 fytyra ndeshja.

Ndryshimi në futjen e lojës së Vecaj, ishte pika kyçe e kthesës…

Po e vërtetë, Vecaj bëri një ndeshje të mirë, dhe ai ishte një nga lojtarët kryesorë që ndryshuan ritmin, dhe i dha besim ekipit. Shpresoj që Vecaj të vazhdojë kështu, pasi hyn te lojtarët e rëndësishëm për të ardhmen.

Vendosja me 3 mbrojtës dhe 4 mesfushorë i dha fytyrë tjetër skuadrës. Patët edhe presion për një fitore patjetër…

Nuk e di si iu është dukur juve, por me atë që pashë, ne humbëm duelet në pjesën e parë. Në çdo duel, hynim me 50%, jo me 100% që ta fitonim ne topin. Këto rezultate pozitive na bënë që ta nisnim kaq thjeshtë. Edhe pse, kemi folur gjithë javën që nuk kemi luksin të ndryshojmë.

Objektivat e vitit dhe merkato…

Unë nuk jam i mërzitur, dua të them që futbollistët dhanë maksimumin. Këta futbollistë, edhe po të humbnim, unë nuk do ndryshoja asnjë mendim për këta futbollistë. Më erdhi keq që nuk e nisën mirë, më erdhi shumë mirë që ky ekip u rikthye. Ne vazhdojmë të kemi të njëjtat objektiva, për Kupat e Europës. Nëse do gjejmë lojtarë që janë më të mirë se këta që kemi, gjë që është e vështirë, do i marrim. Në të kundërt, jemi mirë kështu siç jemi.

A ju duhet ndonjë sulmues tjetër krah Latif, apo një tjetër më i mirë se ky?

Është e vërtetë, ne e dimë që është mirë të gjenden këta lojtarë, sidomos sulmuesit. Nuk është nuk jemi në kërkim, por e kemi të qartë që është e vështirë. Dua të bëj detyrën time me këtë grup.

Skuadra më e mirë e fazës së dytë me 19 pikë, nuk ju arrin dot askush. Do firmosnit në fillim të kampionatit për këtë gjendje ku jeni tani?

Patjetër, nuk do mendohesha fare. Por, unë e shoh pak më gjatë, që nga java e parë. Të gjithë bashkë, klubi, futbollistët stafi, kemi bërë një punë të mirë. Llogaritë e një kampionati bëhen në maj, nuk duhet të kënaqemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"