Shkëlqen sulmi te Roma, por bind dhe mbrojtja. Ja si vlerësohet Marash Kumbulla për ndeshjen e tretë në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 22:25

Shkëlqen sulmi te Roma, por bind dhe mbrojtja. Ja si vlerësohet Marash Kumbulla për ndeshjen e tretë në Ligën e Europës

Roma siguroi një fitore të thellë sot ndaj CFR Kluzhit 5-0 në Ligën e Europës falë forcës sulmuese, por meritë për ruajtjen e portës së paprekur pati dhe mbrojtja. Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla zhvilloi një paraqitje të pëlqyeshme ndaj rumunëve në kryqytet.
maarash-2-e1604567404227-780x439

Ai u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofa Score”, ndërsa kreu 91% të pasimeve të sakta si dhe bëri një ndërhyrje të saktë. Për sa i përket dueleve, 20-vjeçari fitoi nga 2 nga 3 duelet në fushë dhe 3 nga 6 dyluftimet ajrore.

Kumbulla tashmë mund të konsiderohet njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"