Shkëlqen në çerekfinale, Barcelona e gjitha e varur nga Lionel Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 23:25

Shkëlqen në çerekfinale, Barcelona e gjitha e varur nga Lionel Mesi

Barcelona u kualifikua në çerekfina let e Champions-it falë edhe paraqitjes së jashtëzakonshme të Lionel Mesit kundër Napolit. Siç e ka bërë shpesh në karrierë, argjentinasi ishte kyç në triumfin e Barcelonës në “Camp Nou” kundër Napolit. Kapitenit iu deshën 20 minuta të shkëlqyera për të mundur një skuadër që nuk gjeti asnjë kurë për ta ndalur atë.

Mesi

Në këtë hapësirë kohe, Mesi fitoi një penallti dhe shënoi dy gola, pavarësisht se njëri prej tyre u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë. Paraqitja e tij të shtunën është një lajm i mirë edhe i keq për Barcelonën, objektivi i vetëm i së cilës këtë sezon mbetet triumfi në Champions. Nga ana tjetër, kur Mesi është në formë të mirë, ata janë të aftë për të mposhtur çdo skuadër. Por “Pleshti” nuk është duke marrë asnjë ndihmë nga shokët e skuadrës. Vitet e fundit argjentinasi ka kompensuar edhe problemet e skuadrës me golat e tij.

Problemi kryesor është se kur Leo nuk shënon, pjesa tjetër e skuadrës e ka të vështirë të bëjë një hap përpara. Në ndeshjen kundër Napolit statistikat flasin vetë. Italianët dominuan zotërimin e topit 53%, ndërsa bënë edhe më shumë goditje drejt kuadratit të vendësve. Mesi ishte faktori që zhbalancoi mbrojtjen kundërshtare dhe nëse do të bëjë të njëjtën gjë kundër Bajernit të Mynihut, atëherë Barcelona do të ketë një shans në çerekfinale.

Megjithatë, në Barcelonë nuk mund t’i kërkojnë gjithnjë atij që të shpëtojë skuadrën, ndërsa Grizman dhe Suarez duhet të dalin gjithashtu në pah. Fatmirësisht, Mesi nuk vuajti një dëmtim serioz pas ndërhyrjes së Kulibalit, por ai do të ketë nevojë për të pushuar deri në ndeshjen kundër Bajernit, kundërshtarit që 33-vjeçari e ka eliminuar dy herë dhe do të përpiqet ta bëjë për herë të tretë në Lisbonë mbrëmjen e së premtes.

Bilanci

Shkëlqen në çerekfinale – Mesi ka luajtur 11 çerekfinale, të gjitha me dy takime. Ai ka fituar 7 dhe humbur 4. Hera e fundit ishte më e dhimbshmja, në Romë, pavarësisht se të rënda ishin edhe kundër Atletikos (2 herë) dhe Juventusit. Në katër sezonet e tij të para në Champions (2004-’05, 2005-’06, 2006-’07 dhe 2007- ’08), Mesi nuk luajti në çerekfinale. Në sezonin e tij të parë ai nuk ishte konsoliduar në skuadër, në të dytin ishte i dëmtuar pas një ndeshje kundër Çelsit, në të tretin Barça humbi me Liverpulin në 1/8-at dhe në të katërtin ai ishte i dëmtuar kundër Shalkes. Ishte sezoni 2008-’09 kur ai luajti çerekfinalen e parë, kundër Bajernit në “Camp Nou”.

Katalanasit fituan 4-0, Mesi shënoi dy gola dhe atë sezon Barça fitoi Champions-in. Prej atëherë numri 10 ka marrë pjesë rregullisht në çerekfinale. Ishte një çerekfinale kundër Arsenalit në të cilën ai shënoi katër gola në “Camp Nou” në vitin 2010.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"