Sheta flet si kapiten: E sigurt, Korabi mbijeton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2017 | 10:18

Sheta flet si kapiten: E sigurt, Korabi mbijeton

Korabi e nis pjesën e dytë të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” përballë Laçit, një rival direkt për mbijetesën. Klubi dibran, në sqarimin që ka bërë dje në faqen zyrtare, ka njoftuar se vetëm ky takim do luhet jashtë Peshkopisë, pasi të tjerat Korabi do t’i luajë në shtëpi. Sipas klubit, shkak për zhvillimin e takimit me Laçin në Elbasan u bënë kushtet e vështira atmosferike në qytetin e Peshkopisë, por premton se takimet e tjera do të jenë pranë tifozëve dibranë.

Sheta Korabi

Sa i përket ndeshjes së sotme, ish-lojtari i Laçit, aktualisht kapiten i Korabit, Arjan Sheta, është i bindur për mbijetesën. “E sigurt, Korabi mbijeton. Skuadra jonë po riorganizohet dhe po formatohet plotësisht, pavarësisht disa largimeve. Shumë shpejt po mbyllen edhe hapësirat e lëna bosh dhe lojtarët që janë afruar kanë treguar cilësi dhe mund të mbulojnë vendet vakante.

Jam plotësisht i bindur dhe kam besueshmërinë e plotë te trajneri Haxhiu se me përforcimet dhe me skemat e tij Korabi do të mbijetojë në Kategorinë Superiore. Kemi përpara dy faza të forta dhe ekipi do të kërkojë maksimumin e pikëve nga çdo ndeshje”, u shpreh mbrojtësi i Korabit, Arjan Sheta.

Korabi formacioni

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"