Sherri me Salihamixhiç, flet presidenti i Bajernit: Ja vendimi për Flikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 19:14

Sherri me Salihamixhiç, flet presidenti i Bajernit: Ja vendimi për Flikun

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, ka dashur të qetësojë polemikat mes Hasan Salihamixhiçit dhe Hansi Flikut. Kreu i bavarezëve beson se trajneri do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij në Mynih, pa qenë nevoja të gjenden zgjidhje alternative.

Flik Salihamixhic

Në një deklaratë për “Sky”, ai ka deklaruar: “Te Bajerni jemi shumë të qetë për këtë temë, sepse nuk është polemika e parë dhe e fundit që do të ketë ky klub. Ka edhe shumë interpretime në këtë histori sepse pavarësisht se kanë vizione të ndryshme, ata i bashkon i njëjti qëllim.

Për këtë mjafton të analizojmë punën që kanë bërë së bashku në 18 muajt e fundit. Ai kanë ndërtuar një ekip që ka fituar gjashtë trofe dhe propozon një futboll tërheqës. Kjo nuk duhet anashkaluar, ndaj duhet të kuptojmë se po flasim për dy kolegë e jo të dashuruar. Për mua mjafton që të punojnë mirë e sa për Flikun kam besim se do ta respektojë kontratën që ka me Bajernin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"