Sherr në familjen mbretërore/ Kejt Midëllton nuk e la princin Xhorxh të vishte fanellën e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2021 | 0:31

Sherr në familjen mbretërore/ Kejt Midëllton nuk e la princin Xhorxh të vishte fanellën e Anglisë

Përpara finales së “Euro 2020”, Itali-Angli, na ka shpëtuar një debat në familjen mbretërore të Anglisë. Gjithçka lindi pas një kërkese të princit Xhorxh.

European Football Championship - England - Germany

Trashëgimtari i fronit britanik i kërkoi nënës dhe babait, dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, që të mbante veshur fanellën e dashur të kombëtares angleze në tribunë. Sipas burimeve të tabloideve, babai Uilliam, e kishte pranuar me kënaqësi kërkesën e të birit. Ai është një tifoz i Aston Vilës dhe shpesh pasioni i mbizotëron ndaj etiketës.

Por, Kejt Midëllton kundërshtoi me forcë kërkesën e të birit, i cili u paraqit në tribunën VIP të “Wembley”-t me xhaketë dhe kravatë. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe kampionia e tenisit Marion Bartoli për “BBC”: “Dje pasdite po pija çaj me dukeshën dhe më tha se Xhorxhi donte që të vishte fanellën e Anglisë. Në familje pati shumë diskutime. Uilliam ishte dakord, Kejt jo edhe aq entuziaste”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"