VIDEO/ Festa e Xhuljano Skukës pas derbit, sulmuesi i Partizanit përqafon tifozen speciale në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 22:34

VIDEO/ Festa e Xhuljano Skukës pas derbit, sulmuesi i Partizanit përqafon tifozen speciale në tribunë

Partizani fitoi derbin e radhës me Tiranën, një sukses që vlen shumë si për skuadrën e kuqe, ashtu edhe për tifozët. Të gjithë duan të jenë të pranishëm në një sfidë të tillë.

skuka

Gëzimi i fitores është i ligjshëm për këdo, sidomos i atyre që janë protagonistë në fushën e lojës. I tillë ishte edhe festa për Xhuljano Skukën. Sulmuesi dibran, edhe pse hyri në pjesën e dytë dhe nuk la shenjë në derbi, pas vërshëllimës së fundit vrapoi në tribunë për të takuar tifozen personale, nënën e tij.

Ishte vetë sulmuesi i Partizanit që i postoi pamjet në rrjetin e tij Instagram, duke treguar kështu lidhjen e ngushtë që ka me familjarët, sidomos me nënën e tij.

VIDEO KU SKUKA TAKON NENEN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"