Shënoi supergol ndaj Partizanit, Hasaj: Frymëzohem me të fortat, Kukësi mbijeton në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 22:45

Shënoi supergol ndaj Partizanit, Hasaj: Frymëzohem me të fortat, Kukësi mbijeton në elitë

Duket se Françesko Hasajn e frymëzon Partizani, pasi dy golat e tij të vetëm me Kukësin i ka realizuar ndaj të kuqve. Fillimisht në kampionat, ndërsa më i rëndësishmi erdhi të martën në Kupë, ku i hapi rrugën kualifikimit.

hasaj 10

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori i bluve pohon se ndaj skuadrave të forta motivohet, ndërsa me lënien pas të dëmtimit të gjatë është rikthyer në formën e tij më të mirë.

22 vjeçari ka besim se kjo fitore do të reflektohet edhe në kampionat, ku shpreson tek tri pikët me Laçin këtë fundjavë, edhe pse luajnë pa spektatorë. Hasaj e sheh ende të mundshme mbijetesën, për aq kohë sa janë edhe 30 pikë në lojë.

Pasi i keni shënuar Partizanit në kampionat, ia dolët t’i shënoni edhe në Kupë. Duket se frymëzoheni përballë këtij kundërshtari?

Golin tim të parë me Kukësin e kam shënuar kundër Partizanit në fakt. Nuk më frymëzon ekipi i Partizanit, por çdo ekip i fort më motivon. Kam pasur shumë dëmtime dhe nuk kam luajtur rregullisht, por përpiqem të jap më të mirën dhe të shënoj gjithmonë kundër çdo kundërshtari.

Ka ndonjë synim tani Kukësi në Kupë, apo jeni të fokusuar te mbijetesa në kampionat?

Objektivi kryesor i yni është mbijetesa në kampionat. Por edhe Kupën do ta tentojmë deri në fund. Do të përpiqemi shumë të luajmë denjësisht si në kampionat, edhe në Kupë.

Mund të themi që tani Kukësi vjen më i fortë moralisht edhe në kampionat?

Kualifikimi në Kupë na ndihmon shumë, duke parë që nuk kemi pasur rezultate pozitive prej shumë kohësh. Besoj se do të jetë një shtysë morale e lartë për të gjithëlojtarët për ndeshjet e mbetura nëkampionat.

Ndeshjen e radhës e keni me Laçin, çfarë prisni aty?

Ndeshja e radhës me Laçin ështëvendimtare për ne për të arritur objektivin e kampionatit. Do tëjapim gjithçka në fushë, pasi çdondeshje është një finale për ne. Do të kërkojmë fitoren, edhe pseluajmë pa tifozë në fushën tonëdhe gjej rastin t’i falënderoj shumëpër mbështetjen që na japin.

Mendoni se një fitore ju rifut në garë për mbijetesën?

Një fitore do të na ndihmojë shumëpër të na afruar me kundërshtarët e tjerë. Akoma janë 10ndeshje, me 30 pikë në lojë. Kemitë gjitha mundësitë dhe cilësitëpër të bërë mirë dhe për të arritur objektivin tonë.

Si ndiheni pas dëmtimit të gjatë, jeni në formën tuaj optimale?

Dëmtimi më penalizoi shumë, sapo arrita formën time për të ndihmuar ekipin, më ndodhi dëmtimi. Më la jashtë fushave për 4 muaj, por e kamkaluar dhe po punoj fort përtë arritur formën time optimale.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"