Shënoi dopietë kundër Skënderbeut, Daci: Nuk ndalemi më, prisni gola të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 9:52

Shënoi dopietë kundër Skënderbeut, Daci: Nuk ndalemi më, prisni gola të tjerë

Klejdi Daci ishte autori i një dygolëshi ndaj Skënderbeut në atë fitore 3-0 në fundjavë.

Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi duke festuar një nga golat

Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi duke festuar një nga golat

Sulmuesi që po merr përsipër Teutën, në bisedën pas ndeshjes për “Panorama Sport” shprehet se këto gola nuk janë rastësi, por ia kushton punës së madhe që ata bëjnë në stërvitje. Daci shpreson që gola të tjerë të vijnë edhe në ndeshjet e radhës: “Ishte një fitore e pastër edhe e bukur. Asgjë nuk është rastësi, por punë e përkushtuar dhe ndjenjë maksimale përgjegjësie nga të gjithë çunat. Ne do të ecim me këmbë në tokë dhe pa ndrojtje përballë çdo kundërshtari” tha fillimisht Daci.

GOLAT: “Jam shumë i lumtur për golat, pasi tashmë po krijoj vazhdimësi në kampionat. Por, më vjen mirë që goli im shërbeu për të hapur rrugën e fitores sidomos në momentin e vështirë që jemi, shpresoj të bëj më të mirën në fushë për të ndihmuar ekipin dhe pas këtyre golave të vijnë edhe më shumë të tjerë”.

MENAXHIMI: “E dinim që përballë kishim një ekip të mirë, por e vlerësuam në maksimum pasi për ne ishte ndeshje me rëndësi. Kjo fitore na dha mundësinë të marrim pikët që na duhen aq shumë, pjesën e dytë e menaxhuam si duhet dhe në fund festuam. Ishin shumë të qetë gjatë gjithë takimit, duke mos u vënë në vështirësi”, u shpreh Daci.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"