Shënkolli s’përmbahet, Klosi denoncon në FSHF dhe kërkon fitoren në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 14:37

Shënkolli s’përmbahet, Klosi denoncon në FSHF dhe kërkon fitoren në tavolinë

Shënkolli shpërthen ndaj Klosit, duke marrë tri pikë që e konsolidojnë për të pretenduar pesëshen e parë. Që në minutën e 10-të, Çeku kalon në avantazh Shënkollin.

kategoria_dyte_cover

Në vijim ishte Anton Lleshi, i cili dyfishoi pas një rrëmuje në zonën e miqve. Në pjesën e dytë, pikërisht kur pritej të mbyllej takimi, Shënkolli shënon edhe dy gola të tjerë me Hoxhën dhe Hilën.

SHENKOLLI

Ndërkohë, pas ndeshjes klubi i Klosit ka bërë një reklamim në FSHF, pasi pretendon se lojtarët e Shënkollit, Sebastajn Deda dhe Loris Kalaj, nuk janë në protokollin zyrtar. Klosi do tashmë fitoren në tavolinë, por mbetet për t’u parë vendimi nga Disiplina.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"