Shënkolli përjashtohet nga kampionati, ja si ndryshon renditja e Grupit A në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 18:32

Shënkolli përjashtohet nga kampionati, ja si ndryshon renditja e Grupit A në Kategorinë e Dytë

“KF Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 6/3/j, 16/1 dhe 17/1/c të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Murlani dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

kategoria-e-dyte

Në zbatim të Neneve 6/3/i, 6/3/j, 17, 32, 33, 45, 46, 61 dhe 77 të KDE, KF Shënkolli përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024 dhe zbritet në një kategori më të ulët.” Ky ishte vendimi që mori sot Komisioni i Disiplinës dhe etikës në lidhje me klubin lezhjan të Kategorisë së Dytë.

Duke ditur se kampionati nuk e ka ezauruar gjysmën e sezonit, i bie që të gjirtha ndeshjet që ka luajtur Shënkolli në këtë sezon të bëhen “nul”. Pra, çdo ekip që ka marrë pikë ndaj Shënkollit, nuk i llogariten në vazhdim, pasi pikët e fituara dhe golavarazhi ndaj skuadrës lezhjane zërohen. “Panorama Sport” më poshtë ju paraqet renditjene r e të Grupit A të Kategorisë së dytë, duke zëruar çdo rezultat të arritur nga skuadrat që janë ndeshur më herët me Shënkollin.

KATEGORIA E DYTË

 GRUPI A

 Java 11 (16 dhjetor)

 Të shtunën

Iliria-Sopoti 13:30

Naftëtari-Albanët 13:30

Murlani-Valbona 13:30

Veleçiku-Gramshi 13:30

Tërbuni-Adriatiku 13:30

Besëlidhja pushim

 

RENDITJA

aaaaaa

 * Shënkolli ka zbritur nga kategoria me vendim të Disiplinës dhe në bazë të rregullores, skuadrat që kanë marrë pikë në ndeshjet e deritanishme ndaj këtij ekipi, iu janë zeruar;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"