Shehi te Kukësi? Starova: Ndonjëherë del çun, ndonjëherë del gocë! Verilindorët pretendentë për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 9:03

Shehi te Kukësi? Starova: Ndonjëherë del çun, ndonjëherë del gocë! Verilindorët pretendentë për titull

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova, shquhet për deklaratat e tij të drejpërdrejta. I ftuar në studion e emisionin “Pressing”, bobi analizoi situatën aktuale te Kukësi, ndërkohë që foli edhe për emërimin e trajnerit Shehi në krye të verilindorëve, duke deklaruar:

Starova

“Kukësi me llogari, është pretendente për të marrë kampionatin. Janë 33 pikë në lojë, Kukësi ka vetëm 6 pikë më pak. Ndërrimi i trajnerit ka punën e vet, ndonjëherë del çun, ndonjëherë del gocë. Kukësi ka dëmtime, kishte një ndeshje të fortë.

Tirana luante në Vlorë, me gjithë respektin për Flamurtarin, ishte një javë që Tirana duke fituar derbin dhe duke fituar Flamurtarin, parashikohej një sfidë e vështirë për Kukësin, pasi Vllaznia nuk kalohet kollaj. Kemi dhe Laçin që mposht Bylisin. Te Kukësi është problemi i dëmtimeve, Musolli, Shkurtaj. Edhe Rroca nuk është në të gjitha postet, jep më shumë në fazën sulmuese. Kanë pasur vetëm Limajn dhe Musollin. Edhe Kukësi nuk e ka të lehtë, do të shkojë në Korçë, Skënderbeu po ngrihet. Mund të bëhet shkëputja, por mund të ndodhë dhe çdo gjë”, u shpreh Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"