“Shehi? Më vjen mirë që trajner të parë kam një ish-portier ”, Qirko: I lumtur që fituam, na duheshin pikët. Teuta nuk rrezikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 19:51

“Shehi? Më vjen mirë që trajner të parë kam një ish-portier ”, Qirko: I lumtur që fituam, na duheshin pikët. Teuta nuk rrezikon

Partizani e ka nisur me fitore fazën e dytë, duke i dhnë fund pritjes së “demave”, që kishin shtët ndeshje në kampionat pa marrë trepikëshin e plotë. Meritë në këtë sukses ka edhe portieri Pano Qirko, i cili u tregua vendimtar me pritjet e tij në fillim të ndeshjes. Ai tregoi rëndësinë që pati kjo fitore, besimin që ka te ish-skuadra, Teuta, për rritjen në vazhdimësi, si dhe për marrëdhënien me trajnerin Orges Shehi.

bandicam 2024-01-13 19-25-31-240

“Kaluam një periudhë me shumë barazime dhe një humbje në fund të fazës së dytë. Ishte një periudhë e vështirë dhe duheshin pikët. Ndeshje e vështirë mes dy ekipeve që kishin nevojë për pikët në këtë përballje, por jam i lumtur që fituam ne dhe morëm trepikëshin që na duhej”, u shpreh fillimisht portieri i Partizanit, Panor Qirko për “MCN” pas ndeshjes.

Si e shikoni Teutën e këtij sezoni, a rrezikojnë?

As që e diskutoj, kam besim se me lojtarët që kanë në dispozicion do të dalin nga kjo situatë. Në stadiumin tonë është e vështirë për të gjithë, por me atë që treguan sot do të ndryshojnë rrjedhën e kampionatit dhe me blerjet e reja do të ngrihen duke marrë një drejtim tjetër.

Si të duken portierët e Superiores këtë sezon, kë do të vlerësoni më shumë pas vetes suaj?

Të gjithë portierët janë në nivel shumë të mirë, të gjithë janë “on top”.

Me ndërhyrjet në start u treguat vendimtar…

Porta ka një rol vendimtar dhe portieri duhet ti shfrytëzojë cilësitë e tija kur skuadra është në vështirësi. Puna e portierit është të mbajë portën e paprekur, ashtu si puna e një sulmuesi është që të shënojë sa më shumë. Një portier rritet më shumë kur mban sa më gjatë të paprekur rrjetën e portës së tij.

Marrëdhënia juaj me trajnerin Shehi, që e njihni edhe më herët…

Me Shehin kemi fol shumë për taktikat, lojën me këmbë dhe si të përshtatem me filozofinë e lojës së skuadrës. Më vjen mirë që kam trajner të parë një ish-portier, i cili e njeh mirë mentalitetin e portierit kur është mirë apo keq.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"